Aktualitet

Diell në shkurt dhe temperatura mesatare, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

13 Shkurt 2020, 08:49 Nga DOSJA
Diell në shkurt dhe temperatura mesatare, ja si parashikohet moti për

TIRANË– Ditën e sotme moti do moti do të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave bregdetare.

Ndërkohë në zonat malore vranësirat pritet të jenë më të dendura, ndërsa në verilindje vranësirat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-15 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare erë e vrullshme deri në 30 m/s.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi po përgatitet që gradualisht në orët e ardhshme dhe gjatë ditës së nesërme të ketë ndikim të një moti të qendrueshëm.

Në zonat malore dhe në bregdet kryesisht në orët e mëngjesit do të ketë mjegull.
Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore -1 gradë C deri në 11 gradë C

Zonat e ulëta 3 gradë C deri në 18 gradë C

Zonat bregdetare 6 gradë C deri në 18 gradë C.

Kujtojmë që nga mediat e huaja e paralajmëruar se stuhia ‘Ciara’ që ka goditur rëndë Britaninë e Madhe dhe vende të tjera të Europës, mund të godasë të premten sërish, dyshohet që mund të prekë edhe Shqipërinë. Por sipas sinoptikanes Bani, është deklaruar se një vend si Shqipëria nuk do të preket nga kjo stuhi. Megjithatë tani që jemi vetëm një ditë para stuhisë së fortë, gjendja paraqitet e qetë dhe me kushte normale.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 13 shkurt 2020 stuhia 'ciara' moti 13 shkurt 2020 stuhia 'ciara'

Sondazh

Poll