Aktualitet

“Unë pyeta për zonjën”, pas shoqërimit në polici, Ilda Bejleri sqaron një herë e mirë ngjarjen: Semafori jeshil isht

13 Shkurt 2020, 08:34 Nga DOSJA
“Unë pyeta për zonjën”, pas shoqërimit në

TIRANË– Moderatorja e “Procesi Sportiv”, Ilda Bejleri ka vendosur të bëjë një tjetër reagim, pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme, se ajo ishte fajtore për aksidentimin e një 64-vjeçareje në rrugët e Tiranës. Ilda Bejleri ka vendosur të bëjë një tjetër reagim, pa kaluar shumë kohë nga ngjarja, duke sqaruar me detaje, se si kishte qenë situata. Sipas saj zonja 64-vjeçare Enriketa Gjuzi është rrëzuar, por jo nga përplasja e makinës. Moderatorja ka sqaruar më tej se ajo ishte e vetmja që ndaloi, pasi të gjitha makinat e tjera u larguan. Ilda Bejleri ka shtuar se nuk kishte asnjë lidhje me gjithçka shkruhet në media.

“O mer-diat shqiptare! Për fatin të mirë timin, kamerat janë hapur në polici dhe është vërtetyar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër, për të kaluar rrugën, edhe pse semafori jeshil ishte hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohi videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë, por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër, nuk ndjeva diçka që kisha bërë për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan, por unë qëndrova pak. Por, nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjsi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është me shëndet të mirë. Flini të qetë o njerëz!”- shkruan Ilda Bejleri në profilin e saj në rrjete sociale.

Ditën e djeshme, moderatorja sportive Ilda Bejleri në një prononcim për Dosja.al u shpreh se nuk është aspak e vërtetë që ajo ka aksidentuar dikë, por se bëhet fjalë për një inskenim. Ilda shpejgon më tej se zonja në fjalë është rrëzuar vetë para automjetit të moderatores dhe se ajo ka ndaluar makinën për ta ndihmuar, por më pas është larguar.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ilda bejlerit enriketa gjuzi ilda bejleri moderatorja sportive aksidenti ilda bejlerit enriketa gjuzi ilda bejleri moderatorja sportive

Sondazh

Poll