Aktualitet

Fabrikë, tokë, automjet luksoz e llogari bankare, SPAK sekuestron pasurinë e italianit të shumëkërkuar dhe shqiptarit (EMR

13 Shkurt 2020, 08:44 Nga DOSJA
Fabrikë, tokë, automjet luksoz e llogari bankare, SPAK sekuestron

TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar pasurinë një shtetasi italian dhe një shqiptari të cilët dyshohet se kryenin së bashku aktivitetin e tyre kriminal. Në një njofim nga SPAK, bëhet me dije se janë vënë nën sekuestro me anë të një vendimi nga gjykata, pasuritë e Giovanni Di Cosimo, i cili kërkohet në vendin e tij për  trafik droge, pastrim parash e grup të strukturuar kriminal dhe Bledar Seferi, i cili po ashtu dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal. 

Në përfundim të hetimeve pasurore janë konstatuar pasuri të pajustifikuara, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë  kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive“, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është në hetim procedimi penal Nr.94 i vitit 2019 (Skuadër e përbashkët hetimore me autoritetet italiane të drejtësisë) për veprat penale  të “Trafikimit të narkotikeve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal. Gjatë hetimeve është bërë e mundur të identifikohet dhe te arrestohet shtetasi italian Giovanni Di Cosimo, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane të drejtësisë. Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme janë bërë verifikime pasurore, për shtetasin Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe për familjarët e tij, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”( i ndryshuar). Në përfundim të hetimeve pasurore janë konstatuar pasuri të pajustifikuara, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë  kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive  të mëposhtme: Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë. Automjetet e markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 dhe markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014; Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001; Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014; Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012; Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek. Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledar seferi giovanni di cosimo spak spak sekuestron pasurite bledar seferi giovanni di cosimo spak spak sekuestron pasurite

Sondazh

Poll