Aktualitet

Krijoi panik në Shkodër, zbardhet ngjarja e djeshme. Dy të rinj tentuan të vrasin 32-vjeçarin (EMRAT)

13 Shkurt 2020, 09:19 Nga DOSJA
Krijoi panik në Shkodër, zbardhet ngjarja e djeshme. Dy të rinj

SHKODËR- Dosja.al ka mësuar detaje të reja për tentativën e vrasjes në Shkodër, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Sipas informacioneve mësohet se kanë qenë dy të rinj që kanë tentuar të vrasin 32-vjeçarin Taulant Ahmeti, pas një konflikti të çastit.

Gledis Ustabeqiri 23 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, janë konfliktuar me 32-vjeçarin dhe kanë shkuar për ta vrarë.  Dy të rinjtë i kanë bërë pritë 32-vjeçarit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, por Ahmeti ka reaguar në kohë. Ai i ka bllokuar armën Ustabeqirit dhe më pas ka ndërhyrë dhe Muçaj duke e qëlluar me një shufër hekuri.

Ahmeti dhe pse u qëllua u është përgjigjur të rinjve, por ata kanë qëlluar disa herë me armë, por shënjestrën nuk e ka kapur asnjë plumb. Pas ngjarjes Gledis Ustabeqiri dhe Hygert Muçaj janë larguar me shpejtësi me makinën e tyre. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ku ka shoqëruar Taulant Ahmetin dhe po punon për kapjen e dy të rinjve.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar dje në Shkodër, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia ka reaguar për ngjarjen dhe ka bërë me dije se një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe është larguar me automjet.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gledis ustabeqiri hygert mucaj perplasje me arme ne shkoder taulant ahmeti gledis ustabeqiri hygert mucaj perplasje me arme ne shkoder taulant ahmeti

Sondazh

Poll