Aktualitet

U prangos nga RENEA në Fushë Kuqe! Bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt, del FOTO e Alket Xhixhës

Sipas dëshmive të Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, Alket Xhixha ishte personi që bëri të mundur takimin e Dumanit dhe Ervis Martinajt.

12 Dhjetor 2025, 09:18 Nga M.L
U prangos nga RENEA në Fushë Kuqe! Bëri të mundur takimin e
Alket Xhixha

KURBIN- Personi që shihni në foton e mësipërme është Alket Xhixha, i cili është arrestuar sot në Fushë-Kuqe, pas një operacioni të Forcave Operacionale me urdhër të SPAK. Sipas dëshmive të Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, Alket Xhixha ishte personi që bëri të mundur takimin e Dumanit dhe Ervis Martinajt.

42 vjeçari, banues në Fushë-Krujë, dhe Elvin Mërlika, 47 vjeç, banues në Mamurras, u vu nën masën e sigurisë “Arrest me burg” nga GJKKO për veprat penale: "sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal", "pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal" dhe ""kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale".

alket xhixha nuredin dumani elvin mërlika

Sondazh

Poll