Aktualitet

Aksioni blic në Kurbin! Arrestohet në Fushë Kuqe Elvin Mërlika pjesë e grupit të Vis Martinajt, i kërkuar nga Operacioni 'Plumbi i Artë'

Elvin Mërlika pjesë e grupit të Martinajt, akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt dhe i kërkuar nga Operacioni 'Plumbi i Artë'.

12 Dhjetor 2025, 08:20 Nga M.L
Aksioni blic në Kurbin! Arrestohet në Fushë Kuqe Elvin
Foto ilustruese

KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Gjatë ndërhyrjes në Fushë-Kuqe, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK: Elvin Merlika dhe Alket Xhixha. 

Elvin Mërlika pjesë e grupit të Martinajt, akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt dhe i kërkuar nga Operacioni 'Plumbi i Artë'. 

Emri i Merlikës u bë i njohur pas deklaratave të dhëna nga “i penduari i drejtësisë”, Nuredin Dumani ka treguar se Merlika kishte krijuar kushtet materiale për ekzekutimin e Indrit Dokles. Dumani shton se ai ka komunikuar drejtpërdrejt me Ervis Martinajn dhe bashkëpunëtorët e tij për të realizuar planin e njohur si i “Mbretit të lojërave të fatit”.

Forcat e Operacionit kanë sekuestruar gjithashtu armë zjarri, ndërsa kontrollet dhe hetimet për të identifikuar të gjithë personat e tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitetet kriminale vazhdojnë në terren./ Dosja.al

alket xhixha elvin merlika

Sondazh

Poll