Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të lehta! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

12 Dhjetor 2025, 07:20 Nga M.L
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të lehta!
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Sondazh

Poll