12 Dhjetor 2025, 09:07
Nga M.L

KURBIN- Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e Alket Xhixhës dhe Elvin Mërlikës, dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur më parë në kërkim nga SPAK. Sipas njoftimit, të dy të arrestuarit u kapën të armatosur me armë zjarri, duke përfshirë pistoleta dhe armë gjahu.
Si provë materiale, policia sekuestroii dy pistoleta, dy armë gjahu, dy radio të ngjashme me ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur për të dy masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
NJOTIMI:
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Kapen në një terren të vështirë dhe vihen në pranga dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin së shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 75”.
Gjatë operacionit me shkallë të lartë rrezikshmërie, në një terren të vështirë në zonën e Fushë-Kuqes pranë lumit, në një banesë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e dy shtetasve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
A. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe
E. M., 47 vjeç, banues në Mamurras, të shpallur në kërkim, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale:
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal”;
“Grup i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Gjatë kontrollit, forcat e posaçme operacionale gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje.
Po gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.
Vazhdon puna për dokumentimin dhe gjetjen e provave të tjera./ Dosja.al
arrestimi i alket xhixhës dhe elvin mërlikës
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 08:45
M.L
Elivin Mërlika
KURBIN- Elvin Merlika, i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes “Plumbi i Art...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 08:27
M.L
Foto ilustruese
KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvil...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 08:20
M.L
Foto ilustruese
KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar ...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 08:16
M.L
Foto ilustruese
KURBIN- Janë zbardhur emrat e dy personave të arrestuar gjatë natës nga aksioni i RENEA-s në Fushë Kuqe dhe D...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 07:57
M.L
Foto ilustruese
KURBIN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i RENEA-s gjatë natës në Kurbin. Mëso...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 07:45
M.L
Foto ilustruese
KURBIN- Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë operacione në zonën e Dobraçit dhe në Fush...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 07:24
M.L
Foto ilustruese
Tregu i fondeve të investimit pësoi frenim në tremujorin e tretë të vitit.
Sipas të dhënave zyrtare nga...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 07:20
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do t&eum...
Aktualitet
11 Dhjetor 2025, 22:02
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Katër persona të dyshuar për pengmarrje, janë arrestuar nga policia ditën e sotme në qytetin e V...
Aktualitet
11 Dhjetor 2025, 19:38
E. D
Pamje nga aksioni
VLORË- Një aksion është zhvilluar gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës me fokus kon...