Aktualitet

Detaje nga aksioni i RENEA-s! Arrestohet në Fushë Kuqe Elvin Merlika, pjesë e planit për vrasjen e Indrit Dokles me porosi të Ervis Martinajt

Elvin Merlika, pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt dhe Alket Xhixha i cili bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.

12 Dhjetor 2025, 08:27 Nga M.L
Detaje nga aksioni i RENEA-s! Arrestohet në Fushë Kuqe Elvin Merlika,
Foto ilustruese

KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Gjatë ndërhyrjes në Fushë-Kuqe, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK: Elvin Merlika dhe Alket Xhixha. 

Elvin Merlika, pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt dhe Alket Xhixha i cili bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.

Në të dy operacionet Dobraç dhe Fushe Kuqe, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë./ Dosja.al

elvin merlika alket xhixha

Sondazh

Poll