Aktualitet

RENEA aksion blic në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar! Sekuestrohen armë zjarri

Sipas informacioneve të raportuara për mediat, gjatë aksionit janë ndaluar dy persona, ndërkohë që identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet.

12 Dhjetor 2025, 07:45 Nga M.L
RENEA aksion blic në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të
Foto ilustruese

KURBIN- Forcat speciale të RENEA-s kanë ndërmarrë operacione në zonën e Dobraçit dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Sipas informacioneve të raportuara për mediat, gjatë aksionit janë ndaluar dy persona, ndërkohë që identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet.

Gjatë ndërhyrjes policia ka sekuestruar armë zjarri, ndërsa kontrollet në terren vazhdojnë me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Operacionet konsiderohen pjesë e një fushate më të gjerë për rritjen e sigurisë dhe frenimin e aktivitetit kriminal në zonat veriore të vendit./ Dosja.al

renea aksion ne dobraç dhe fushe kuqe

Sondazh

Poll