Aktualitet

Persona me rrezikshmëri të lartë! Të armatosur në një vilë në mes të pyllit: PAMJET e arrestimit të Elvin Merlikës dhe Fred Xhixhës, ja ku fshiheshin "ushtarët" e Martinajt

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, operacioni u zhvillua në një terren të vështirë në Fushë-Kuqe, pranë lumit, në një banesë, dhe konsiderohet me shkallë të lartë rrezikshmërie.

12 Dhjetor 2025, 09:10 Nga M.L
Persona me rrezikshmëri të lartë! Të armatosur në
Vila ku fshiheshin të arrestuarit

KURBIN- Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elvin Mërlikës dhe Alket Xhixhës, dy persona të lidhur me rrjetin e Ervis Martinajt dhe të dyshuar për përfshirje në planin për eliminimin e Indrit Dokles. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, operacioni u zhvillua në një terren të vështirë në Fushë-Kuqe, pranë lumit, në një banesë, dhe konsiderohet me shkallë të lartë rrezikshmërie.

Në momentin e arrestimit, të dy ishin të armatosur me pistoleta dhe armë gjahu. Gjatë kontrollit, forcat e posaçme sekuestruan si prova materiale: 2 pistoleta brenda çantave marsup, 2 armë gjahu, municion luftarak, 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.

Alket Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe Elvin Mërlika, 47 vjeç, banues në Mamurras, u vu nën masën e sigurisë “Arrest me burg” nga GJKKO për veprat penale: "sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal", "pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal" dhe ""kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"./ Dosja.al

Sondazh

Poll