Aktualitet

Aksioni i befasishëm nga Forcat Operacionale në Fushë Kuqe e Dobraç! Në pranga Ervin Mërlika dhe Alket Xhixha

Në të dy operacionet, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.

12 Dhjetor 2025, 08:16 Nga M.L
Aksioni i befasishëm nga Forcat Operacionale në Fushë Kuqe e
Foto ilustruese

KURBIN- Janë zbardhur emrat e dy personave të arrestuar gjatë natës nga aksioni i RENEA-s në Fushë Kuqe dhe Dobraç të Shkodrës. Mësohet se në pranga ka rënë, Ervin Mërlika dhe Alket Xhixha.

Forcat Operacionale e kanë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm (rreth orës 05:00) operacionin e befasishëm te Bajrat në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Sakaq mësohet se dy personat e arrestuar ishin të shpallur në kërkim nga SPAK.

Në të dy operacionet, forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri dhe po vijojnë kontrollin e zonave për gjetjen e elementëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.

ervin mërlika dhe alket xhixha

Sondazh

Poll