Aktualitet

Operacioni i RENEA-s në Dobraç e Fushë Kuqe! DETAJE: Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK, bastisen edhe Bajrat

Mësohet se me urdhër të SPAK, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka kryer një operacion gjatë natës në zonat e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë Kuqe.

12 Dhjetor 2025, 07:57 Nga M.L
Operacioni i RENEA-s në Dobraç e Fushë Kuqe! DETAJE: Arrestohen
Foto ilustruese

KURBIN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i RENEA-s gjatë natës në Kurbin. Mësohet se me urdhër të SPAK, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale kanë zhvilluar një operacion të befasishëm rreth orës 05:00 të mëngjesit te Bajrat në Dobraç të Shkodrës dhe Fushë Kuqe.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes në Fushë Kuqe janë arrestuar dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa bëhet me dije se janë sekuestruar armë zjarri.

Sakaq ende nuk ka një reagim zyrtar dhe autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim./ Dosja.al

renea ne kurbin

Sondazh

Poll