Aktualitet

FOTO/ U arrestua nga aksioni blic i RENEA-s! Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, KUSH është Elvin Mërlika ‘ushtari’ i Ervis Martinajt

Ai akuzohet për veprat penale: sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, kryerja e veprave penale në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprime të tjera të lidhura me aktivitet kriminal të organizuar.

12 Dhjetor 2025, 08:45 Nga M.L
FOTO/ U arrestua nga aksioni blic i RENEA-s! Ndihmoi në planin për
Elivin Mërlika

KURBIN- Elvin Merlika, i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, u arrestua sot pas një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale me urdhër të SPAK.

Merlika dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles. Ai akuzohet për veprat penale: sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, kryerja e veprave penale në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprime të tjera të lidhura me aktivitet kriminal të organizuar.

Në janar të këtij viti, SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të, duke argumentuar se ato janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe supozohet të jenë fituar nga aktiviteti kriminal. Mes pasurive që kërkohej të konfiskoheshin përfshihen prona të ndryshme, duke përfshirë hotele, apartamente dhe makina luksoze.

Ndërsa i arrestuari i dytë, Alket Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.

elvin merlika alket xhixha

Sondazh

Poll