Aktualitet

Morën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

Mësohet se katër të arrestuarit nga policia e Vlorës, dyshohet se kanë marrë peng një shqiptar nga Kosova, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.

11 Dhjetor 2025, 22:02 Nga I.A
Morën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen
Foto Ilustruese

VLORË- Katër persona të dyshuar për pengmarrje, janë arrestuar nga policia ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se katër të arrestuarit nga policia e Vlorës, dyshohet se kanë marrë peng një shqiptar nga Kosova, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro. Shqiptari është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë dyshohet se është dhunuar.

Ndërkohë, motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave./Dosja.al

pengmarrje ne vlore

Sondazh

Poll