Aktualitet

Operacioni i SPAK ndaj grupit "Rraja" në Fushë Krujë! Kush është Jani Çavo, i dënuar me 8.8 vite burg për trafik droge me vlerë 2.7 mln euro nga Siria

Çavo u arrestua më qershor 2023, ndërsa veprimtaria kriminale e grupit shtrihej që nga viti 2020 dhe përfshinte importimin e kanabisit nga Siria dhe heroinës nga Turqia, me një vlerë totale të drogave të trafikuara rreth 2.7 milionë euro.

10 Dhjetor 2025, 11:12 Nga M.L
Operacioni i SPAK ndaj grupit "Rraja" në Fushë Krujë!
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Jani Çavo është një nga anëtarët e goditur nga SPAK në kuadër të një operacioni kundër grupit të strukturuar kriminal "Rraja" që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria dhe Turqia drejt Evropës, duke kaluar përmes Shqipërisë.

Çavo u arrestua më qershor 2023, ndërsa veprimtaria kriminale e grupit shtrihej që nga viti 2020 dhe përfshinte importimin e kanabisit nga Siria dhe heroinës nga Turqia, me një vlerë totale të drogave të trafikuara rreth 2.7 milionë euro.

Hetimet u koordinuan nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, duke identifikuar 21 anëtarë të grupit. Sipas Prokurorisë, rrjeti kriminal operonte në disa vende, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Itali, duke transportuar dhe shpërndarë lëndë narkotike si kokainë, heroinë, marijuanë dhe risinë në të paktën tetë episode të dokumentuara.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për të pandehurit e grupit, duke dhënë në total 107 vite burg për 16 anëtarë. Jani Çavo u dënua me 8.8 vite burg, duke iu aplikuar masa e gjykimit të shkurtuar.

SPAK thekson se kreu i grupit dyshohet të ketë qenë Endrit Bakiu, i arrestuar më 2021 në Durrës, ku iu sekuestruan 30 kilogramë kanabis në formë çokollate. Hetimet kanë dokumentuar se grupi përdorte rrugët e tregtisë ilegale nga Lindja e Mesme drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke krijuar një strukturë kriminale të organizuar dhe shumëkombëshe./ Dosja.al

jani Çavo spak

Sondazh

Poll