Në pranga si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal! Nga dhuna ndaj Xhisiela Malokut tek ngjarjet kriminale, KUSH është Rexhep Rraja? E shkuara e errët e djalit të ish-deputetit socialist
Rexhep Rraja, një nga të arrestuarit gjatë operacionit të fundit kundër grupit kriminal “Rraja”, ka një histori të gjatë të përfshirjes në dhunë dhe ngjarje kriminale.
FUSHË KRUJË- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.
Por KUSH është Rexhep Rraja?
Rexhep Rraja, një nga të arrestuarit gjatë operacionit të fundit kundër grupit kriminal “Rraja”, ka një histori të gjatë të përfshirjes në dhunë dhe ngjarje kriminale. Ai është djali i ish-deputetit socialist Rahman Rraja dhe ka qenë i njohur më parë për përfshirjen në sulme të dhunshme ndaj dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja, në një incident të ndodhur në korrik 2023.
Në atë ngjarje, anëtarë të tjerë të fisit Rraja, përdorën shkopinj bejsbolli dhe armë zjarri për të kanosur dhe sulmuar viktimat, ndërsa episodet u filmuan nga vetë autorët për të intimiduar banorët e zonës.
Pas ngjarjes në kërkim u shpallën Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media u bë publike video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja.
Rexhep Rraja u bë i njohur për publikun, pasi e ish e dashura e tij Xhisiela Maloku e denoncoi për dhunë dhe presion. Në dashminë e saj ajo rrëfente se ishte njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. Sipas saj, konfliktet me ish të dashurin, i kanë ardhur pas ndarjes.
Në vitin 2018, Maloku pretendonte se Rexhep Rraja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që i është ushtruar në një dhomë hoteli ku e ka marrë nen kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar apo jo. Madje ajo ka marrë kërcënime deri me vdekje. Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rraja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.
Sondazh
EMRAT e 6 personave të arrestuar të grupit kriminal Rraja! Mes të prangosurve edhe djali i ish deputetit socialist dhe kushëriri i tij, akuzohen për trafik droge
Rexhep Rraja FUSHË KRUJË- Gjashtë persona, përfshirë Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rahman Rraja, ja...
Tritoli që tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar! Flet pronari i biznesit: S’kam pasur probleme!
foto ilustruese SHKODËR- Pronari i biznesit 'Lufa Print' që iu vu tritoli ditën e djeshme, Lulzim Mehmetaj ka deklaruar se nuk ka asn...
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal! Mes të arrestuarve djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, ja për çfarë akuzohen pjestarët e rrjetit
Rexhep Rraja KRUJA- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal n&...
EMRI/ Sekuestrohet drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit! Arrestohet 42-vjeçari vlonjat
Foto ilustruese DURRËS- Një 42-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia në portin e Durrësit gjatë nj&eu...
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje
Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në...
Veprimet me internet banking, Shqipëria shumë mbrapa vendeve të rajonit
Foto ilustruese Me gjithë rritjen e shpejtë të viteve të fundit, Shqipëria ngelet shumë mbrapa vendeve të rajonit në...
Kushte atmosferike të qëndrueshme me vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të...
Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Reagon policia: Ka vetëm dëme materiale
foto ilustruese SHKODËR- Policia ka dalë një një regim zyrtar lidhur me shpërthimin me tritol në subjektin “Lufa Print...
Tritoli në Shkodër/ Kamerat kapin lëvizjet e autorëve, dy persona me kapuç në kokë dhe motorr vendosin eksplozivin
foto ilustruese SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në biznesin në Shkodër. Mësohe...
Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër
foto ilustruese SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. B&eum...
