Aktualitet

Në pranga si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal! Nga dhuna ndaj Xhisiela Malokut tek ngjarjet kriminale, KUSH është Rexhep Rraja? E shkuara e errët e djalit të ish-deputetit socialist

Rexhep Rraja, një nga të arrestuarit gjatë operacionit të fundit kundër grupit kriminal “Rraja”, ka një histori të gjatë të përfshirjes në dhunë dhe ngjarje kriminale.

10 Dhjetor 2025, 10:02 Nga M.L
Në pranga si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal! Nga
Rexhep Rraja, Xhisiela Maloku

FUSHË KRUJË- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.

Por KUSH është Rexhep Rraja?

Rexhep Rraja, një nga të arrestuarit gjatë operacionit të fundit kundër grupit kriminal “Rraja”, ka një histori të gjatë të përfshirjes në dhunë dhe ngjarje kriminale. Ai është djali i ish-deputetit socialist Rahman Rraja dhe ka qenë i njohur më parë për përfshirjen në sulme të dhunshme ndaj dy kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja, në një incident të ndodhur në korrik 2023.

Në atë ngjarje, anëtarë të tjerë të fisit Rraja, përdorën shkopinj bejsbolli dhe armë zjarri për të kanosur dhe sulmuar viktimat, ndërsa episodet u filmuan nga vetë autorët për të intimiduar banorët e zonës.

Pas ngjarjes në kërkim u shpallën Xhelal e Flamur Rraja vëllezërit e ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u tërhoq nga detyra pasi në media u bë publike video e episodit barbar të dhunës në një lokal në Thumanë. Në arrati është edhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja dhe nipi, Klajdi Rraja.

Rexhep Rraja u bë i njohur për publikun, pasi e ish e dashura e tij Xhisiela Maloku e denoncoi për dhunë dhe presion. Në dashminë e saj ajo rrëfente se ishte njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. Sipas saj, konfliktet me ish të dashurin, i kanë ardhur pas ndarjes.

Në vitin 2018, Maloku pretendonte se Rexhep Rraja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që i është ushtruar në një dhomë hoteli ku e ka marrë nen kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar apo jo. Madje ajo ka marrë kërcënime deri me vdekje. Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rraja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.

rexhep rraja rahman rraja grup kriminal ne fushe kruje

Sondazh

Poll