Goditja e grupit "Rraja" në Fushë Krujë! Iu komunikua masa e arrestit në burg, në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për tentativë vrasje, KUSH është Aldo Gjini?
Më 24 korrik 2021, ai u përfshi në një ngjarje të dhunshme në Tiranë, ku pas një përplasjeje të dy automjeteve, nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
FUSHË KRUJË- Aldo Gjini është një nga emrat e përfshirë në operacionin e fundit të SPAK kundër grupit të strukturuar kriminal "Rraja" që merrej me trafik droge, ku anëtar ishte edhe djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja. Gjini iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë.
KUSH është Aldo Gjini?
Gjini ka një histori të gjatë përplasjesh me ligjin. Më 24 korrik 2021, ai u përfshi në një ngjarje të dhunshme në Tiranë, ku pas një përplasjeje të dy automjeteve, nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Incidenti kishte nisur për të përcaktuar fajin në përplasjen e makinave, por degjeneroi në dhunë fizike dhe përdorim të armës.
Gjini rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL, për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake, si dhe për një plagosje të ndodhur më 24 nëntor 2020 në Luksemburg.
Në vitin 2016, ai u arrestua bashkë me të vëllanë, Andis Gjini dhe një mikun e tyre, Kelvin Strati. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande të lëndëve narkotike, pasi furnizonin me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Ascoli Piceno. Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë shisnin rreth 1 kilogramë kokainë në muaj dhe sigurisht shumë më shumë marijuanë.
Skeda e Gjinit nuk ndalet këtu. Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për pengmarrje. Më 20 shkurt të atij viti, bashkë me një tjetër shqiptar, Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini morën peng një person, e çuan në rrugicat e grumbullimit të Grottammare dhe e dhunuan atë. Shkak në atë kohë u raportua se ishte bërë ndarja e territoreve për trafikimin e lëndëve narkotike./ Dosja.al
Sondazh
BIRN: Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit
Oltion Bistri Mes vapës së rëndë të gushtit, vetëm pak javë pas arrestimit të bujshëm të ish-shefit t&eum...
Goditja e grupit "Rraja" në Fushë Krujë! Zbardhen EMRAT e 4 personave që janë në kërkim
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një...
Goditja e grupit "Rraja"/ Iu komunikua masa e arrestit në burg, KUSH është Islam Sefa? Një vit më parë drejtonte kokainën në Gjermani duke pirë kafe para SPAK-ut
Arrestimi para SPAK TIRANA- Islam Sefa, një ndër të arrestuarit që nga operacioni ndaj grupit kriminal "Rraja", të cilit i &e...
SPAK godet grupin kriminal në Fushë-Krujë! U lëshuan 14 masa sigurie, 10 prej tyre u ekzekutuan, 4 ende në kërkim
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar një...
EMRAT/ Operacioni i SPAK që goditi grupin kriminal "Rraja", kush janë 3 anëtarët që iu komunikua masa e arrestit brenda në burg
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Pas operacionit të zhvilluar nga SPAK ndaj grupit kriminal "Rraja", tre prej anëtarëve të arrest...
Në pranga si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal! Nga dhuna ndaj Xhisiela Malokut tek ngjarjet kriminale, KUSH është Rexhep Rraja? E shkuara e errët e djalit të ish-deputetit socialist
Rexhep Rraja, Xhisiela Maloku FUSHË KRUJË- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një...
EMRAT e 6 personave të arrestuar të grupit kriminal Rraja! Mes të prangosurve edhe djali i ish deputetit socialist dhe kushëriri i tij, akuzohen për trafik droge
Rexhep Rraja FUSHË KRUJË- Gjashtë persona, përfshirë Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rahman Rraja, ja...
Tritoli që tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar! Flet pronari i biznesit: S’kam pasur probleme!
foto ilustruese SHKODËR- Pronari i biznesit 'Lufa Print' që iu vu tritoli ditën e djeshme, Lulzim Mehmetaj ka deklaruar se nuk ka asn...
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal! Mes të arrestuarve djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, ja për çfarë akuzohen pjestarët e rrjetit
Rexhep Rraja KRUJA- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal n&...
EMRI/ Sekuestrohet drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit! Arrestohet 42-vjeçari vlonjat
Foto ilustruese DURRËS- Një 42-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia në portin e Durrësit gjatë nj&eu...

