Aktualitet

SPAK godet grupin kriminal në Fushë-Krujë! U lëshuan 14 masa sigurie, 10 prej tyre u ekzekutuan, 4 ende në kërkim

Mësohet se gjatë operacionit janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar. Tre persona, të cilëve iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë, ndodhen aktualisht në burg, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

10 Dhjetor 2025, 10:34 Nga M.L
SPAK godet grupin kriminal në Fushë-Krujë! U lëshuan 14
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në Fushë-Krujë, duke goditur grupin e strukturuar kriminal "Rraja" të akuzuar për trafik droge që nga viti 2020.

Mësohet se gjatë operacionit janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar. Tre persona, të cilëve iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë, ndodhen aktualisht në burg, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

7 personat e arrestuar: 

Marvin  Bushati 
Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
Sokol Qaja 
Gazmir  Rraja 
Përparim Rraja 
Rexhep Rraja 
Zamir Aliaj

Në burg ndodhen:
Islam Sefa
Aldo Gjini
Jani Çavo

 Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

spak

Sondazh

Poll