Goditja e grupit "Rraja"/ Iu komunikua masa e arrestit në burg, KUSH është Islam Sefa? Një vit më parë drejtonte kokainën në Gjermani duke pirë kafe para SPAK-ut
Islam Sefa u arrestua më 2 korrik 2024 në një lokal pranë godinës së SPAK, i akuzuar si drejtues dhe financues i një rrjeti trafiku droge që operonte midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, me vlerë të përafërt prej 3.3 milionë eurosh.
TIRANA- Islam Sefa, një ndër të arrestuarit që nga operacioni ndaj grupit kriminal "Rraja", të cilit i është komunikuar masa e arrestit në burg, u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge.
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin ndaj Islam Sefës, i njohur edhe si Xaka, duke e dënuar me 17 vite burg për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në 9 episode, si dhe për drejtimin e grupit kriminal. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke e bërë atë 11 vite e 4 muaj burg.
Islam Sefa u arrestua më 2 korrik 2024 në një lokal pranë godinës së SPAK, i akuzuar si drejtues dhe financues i një rrjeti trafiku droge që operonte midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, me vlerë të përafërt prej 3.3 milionë eurosh. Arrestimi u realizua pas një hetimi të përbashkët me autoritetet gjermane, që dokumentoi aktivitetin kriminal të grupit shqiptaro-gjerman.
Sipas SPAK, grupi gjatë viteve 2020-2021 ka trafikuar sasi të konsiderueshme marijuane në Gjermani. Lënda narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja dhe, pasi futej në territorin gjerman, shpërndahej kryesisht në rajonet Wolfsburg dhe Magdeburg, si dhe në qytete të tjera të Bashkimit Evropian.
Hetimet zbuluan se Sefa kishte një rol kyç si drejtues dhe financues i grupit, ndërsa 12 anëtarë të identifikuar të rrjetit, 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë, përfshiheshin në trafik dhe shpërndarje të drogës. Arrestimi dhe dënimi i tij konfirmojnë përpjekjet e SPAK për goditjen e grupeve kriminale të strukturuara që operojnë jashtë vendit.
Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili u dënua më 1 korrik 2024 me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve dhe drejtim të grupeve kriminale në zona të Bashkisë Krujë, duke shtrirë aktivitetin e tyre në Njësinë Administrative Cudhi dhe fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal dhe Bruz Zall./ Dosja.al
Sondazh
SPAK godet grupin kriminal në Fushë-Krujë! U lëshuan 14 masa sigurie, 10 prej tyre u ekzekutuan, 4 ende në kërkim
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar një...
EMRAT/ Operacioni i SPAK që goditi grupin kriminal "Rraja", kush janë 3 anëtarët që iu komunikua masa e arrestit brenda në burg
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Pas operacionit të zhvilluar nga SPAK ndaj grupit kriminal "Rraja", tre prej anëtarëve të arrest...
Në pranga si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal! Nga dhuna ndaj Xhisiela Malokut tek ngjarjet kriminale, KUSH është Rexhep Rraja? E shkuara e errët e djalit të ish-deputetit socialist
Rexhep Rraja, Xhisiela Maloku FUSHË KRUJË- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një...
EMRAT e 6 personave të arrestuar të grupit kriminal Rraja! Mes të prangosurve edhe djali i ish deputetit socialist dhe kushëriri i tij, akuzohen për trafik droge
Rexhep Rraja FUSHË KRUJË- Gjashtë persona, përfshirë Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rahman Rraja, ja...
Tritoli që tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar! Flet pronari i biznesit: S’kam pasur probleme!
foto ilustruese SHKODËR- Pronari i biznesit 'Lufa Print' që iu vu tritoli ditën e djeshme, Lulzim Mehmetaj ka deklaruar se nuk ka asn...
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal! Mes të arrestuarve djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, ja për çfarë akuzohen pjestarët e rrjetit
Rexhep Rraja KRUJA- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal n&...
EMRI/ Sekuestrohet drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit! Arrestohet 42-vjeçari vlonjat
Foto ilustruese DURRËS- Një 42-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia në portin e Durrësit gjatë nj&eu...
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje
Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në...
Veprimet me internet banking, Shqipëria shumë mbrapa vendeve të rajonit
Foto ilustruese Me gjithë rritjen e shpejtë të viteve të fundit, Shqipëria ngelet shumë mbrapa vendeve të rajonit në...
Kushte atmosferike të qëndrueshme me vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të...
