Aktualitet

EMRAT e 6 personave të arrestuar të grupit kriminal Rraja! Mes të prangosurve edhe djali i ish deputetit socialist dhe kushëriri i tij, akuzohen për trafik droge

Mes të arrestuarve është edhe Përparim Rraja, kushëri me ish-deputetin socialist.

10 Dhjetor 2025, 09:55 Nga M.L
EMRAT e 6 personave të arrestuar të grupit kriminal Rraja!  Mes
Rexhep Rraja

FUSHË KRUJË- Gjashtë persona, përfshirë Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rahman Rraja, janë arrestuar gjatë një operacioni policor kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”. Mes të arrestuarve është edhe Përparim Rraja, kushëri me ish-deputetin socialist.

Personat e arrestuar janë:

Marvin Bushati
Agim Nina, alias Lorenc Selmani
Sokol Qaja
Gazmir Rraja
Përparim Rraja
Rexhep Rraja

Hetimet paraprake tregojnë se të arrestuarit dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal./ Dosja.al

rexhep rraja përparim rraja gazmir rraja sokol qaja agim nina alias lorenc selmani marvin bushati spak

Sondazh

Poll