Aktualitet

EMRAT/ Operacioni i SPAK që goditi grupin kriminal "Rraja", kush janë 3 anëtarët që iu komunikua masa e arrestit brenda në burg

Policia, me urdhër të SPAK, ka goditur grupin e strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, si të dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.

10 Dhjetor 2025, 10:18 Nga M.L
EMRAT/ Operacioni i SPAK që goditi grupin kriminal "Rraja", kush
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Pas operacionit të zhvilluar nga SPAK ndaj grupit kriminal "Rraja", tre prej anëtarëve të arrestuar iu komunikua masa e arrestit brenda në qeli. Masa e sigurisë iu komunikua në qeli Islam Sefës, Aldo Gjinit dhe Jani Çavos.

Policia, me urdhër të SPAK, ka goditur grupin e strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, si të dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.

islam sefa aldo gjini jani Çavo spak

Sondazh

Poll