Politike

Kurti anuloi takimin me Erion Veliaj, vjen reagimi zyrtar nga Vetëvendosja: Kishte angazhime të rëndësishme në Kosovë

11 Shkurt 2020, 12:29 Nga DOSJA
Kurti anuloi takimin me Erion Veliaj, vjen reagimi zyrtar nga Vetëvendosja:

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka anuluar ditën e sotme takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Dosja.al është interesuar për rastin dhe ka kontaktuar me përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazin.

Sipas tij, Kurti e kishte në axhendë për të takuar edhe Veliajn por koha e tij në Shqipëri ishte llogaritur deri në orën 12:40 pasi në Kosovë gjithashtu kishte organizuar takime të rëndësishme, të cilat nuk mund që t’i shtynte në orar. Abazi konfirmoi se kjo ishte arsyeja e vetme përse Kurti nuk i shkoi sot në zyrë Veliajt.

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane bojken abazi erion veliaj albin kurti albin kurti ne tirane bojken abazi erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 11:43

Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ...