Politike

Kurti dhe Basha flasin pas takimit: Bisedë shumë e mirë, bashkëpunimi do jetë më i qartë (VD)

11 Shkurt 2020, 11:45 Nga DOSJA
Kurti dhe Basha flasin pas takimit: Bisedë shumë e mirë,

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Pas takimit, Kurti dhe Basha kanë dhënë një deklaratë për mediat ku kanë theksuar se do thellojnë më tej bashkëpunimin mes tyre.

Kurti: Pata një takim me liderin e opozitës, pozitë dhe opozitë do të bashkëpunojmë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik me qytetarët tanë që kanë varfërinë dhe papunësinë. Është obligim yni për të rritur miqënien e tyre.

Basha: E sigurova që prioritetet e bashkëpunimit janë të qarta, do t’i japim zgjidhje papunësisë, sidomos për rininë për të ndalur shpopullimin që është produkt i korrupsionit.

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane albnik kurti takon bashen lulzim basha albin kurti albin kurti ne tirane albnik kurti takon bashen lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 11:43

Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ...

Politike 11 Shkurt 2020, 09:53

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ...