Politike

Puthje dhe përqafime jashtë selisë/ Albin Kurti i shkon në seli Lulzim Bashës, e shoqëron Teliti dhe Vokshi (VD)

11 Shkurt 2020, 11:12 Nga DOSJA
Puthje dhe përqafime jashtë selisë/ Albin Kurti i shkon në

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar për të takuar në selinë blu kryedemokratin Lulzim Basha. Basha shoqërohet nga shefi i kabintetit të tij, Dorian Teleti, kryetarja e Forumit të Gruas Albana Vokshi dhe ish-deputetë të tjerë demokratë. Pritet që gjatë takimit të sotëm të diskutohet mes marrëdhënieve të dy vendeve.

Takimi me Bashën, vjen pas atij me homologun Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe presidentin Ilir Meta. Pas demokratit Basha, kreu i qeverisë së Kosovës do të takohet edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane albin kurti takon bashën lulzim basha albin kurti albin kurti ne tirane albin kurti takon bashën lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 09:53

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ...