Politike

Kurti optimist për bashkëpunimin me Ramën: Do kemi një fillim të fuqishëm që s’ka qenë kurrë më parë (VD)

11 Shkurt 2020, 10:16 Nga DOSJA
Kurti optimist për bashkëpunimin me Ramën: Do kemi një

TIRANË- Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferëncës me Edi Ramën në Tiranë ka bërë me dije se ka pasur një diskutim të hapur me kryeministrin e Shqipërisë. Në fjalën e tij Kurti tha se do ngrihet një komision ndërshtetëror dhe bashkëpunimi do jetë si kurrë më parë, sipas tij atë që populli që ka pritur me kohë do ta shikoj në ditët në vijim.

Unë dua të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit që nuk ka qenë kurrë më parë. U dakorduam që të formojmë një komison ndërshtetërore i përbërë nga ministra dhe deputetët që ato 77 marrëveshje të zbatohen. Unë dua të falenderoj Shqipërinë, pasi pa ta nuk do ja dilnim kundër Serbisë në luftë por dhe në paqe. Prandaj duhet një bashkëpunim më i madh mes dy vendeve. Duhet të dëshmojmë që si dy kryeministra që të avancojmë bashkëpunim në fusha dhe përmasa që populli nuk i parë kurrë dhe kjo do të ndodh me ne”, u shpreh Kurti.  

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti kanë mbajtur sot një konferëncë të përbashkët pas takimit ‘kokë më kokë’. Në deklaratat e tyre dy kryeministrat kanë theksuar se mes dy vendeve duhet një bashkëpunim i shtuar dhe të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara më herët. Krerët e qeverive kanë bërë me dije se do ketë një mbledhje të përbashkët të qeverive dhe do ngrihet një komision ndërshtetëror, por janë përplasur tek çështja e mini-Shengenit Ballkanit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane bashkepunimi kosove shqiperi edi rama albin kurti albin kurti ne tirane bashkepunimi kosove shqiperi edi rama

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 09:53

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ...