Politike

Takimi në Kuvend, Ruçi- Kurtit: Kosova është faktor paqeje, sigurie e stabiliteti në rajon

11 Shkurt 2020, 11:20 Nga DOSJA
Takimi në Kuvend, Ruçi- Kurtit: Kosova është faktor

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Në një njoftim për mediat, zyra e Kuvendit ka bërë me dije se Ruçi në takim është shprehur se ka besim të plotë në lidershipin e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës.

Qeveria e Kosovës do t’i përballojë me sukses sfidat e vështira. Kuvendi do të nxisë bashkëpunimn ndërqeveritar. Kosova është faktor paqeje, sigurie e stabiliteti në rajon“, mësohet të ketë thënë Ruçi. Më tej mësohet se Albin Kurti falenderoi Ruçin për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvendit ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë dhe vuri në dukje se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej.

Ne do të bashkëpunojmë me Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e procedurave për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara midis të dy vendeve, nënshkrimin e marrëveshjeve të reja si edhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave e shërbimeve midis Shqipërisë dhe Kosovës”, mësohet të jetë shprehur Kurti. 

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Rama, me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me agjendën e ngjeshur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane albin kurti takon ruçin gramoz ruci albin kurti albin kurti ne tirane albin kurti takon ruçin gramoz ruci

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 09:53

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ...