Politike

Zbardhet takimi i ‘Venecias’ me Metën, Presidenti: Paketa anti-shpifje cënon besueshmërinë e Shqipërisë dhe procesin e

11 Shkurt 2020, 10:41 Nga DOSJA
Zbardhet takimi i ‘Venecias’ me Metën, Presidenti: Paketa

TIRANË- Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Venecias, të cilin e njohu me të gjitha argumentet e tij ligjorë dhe kushtetues për rikthimin në Kuvend të së ashtuquajturës paketë “anti-shpifje”. Në një njoftim nga zyra e medias në Presidencë, bëhet me dije se Meta ka theksuar se liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Pavarësia e pushtetit të medias është thelbi i funksionimit dhe mbarëvajtjes së shtetit të së drejtës. Nëse cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, dhe media vendoset nën kontroll politik, atëherë është cenuar dhe rendi i lirë dhe kushtetues, me pasoja direkte dhe shumë të rënda për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, mësohet të ketë thënë Meta.

Po sipas njoftimi të Presidencës, mësohet se Meta është shprehur se “çdo nisëm ligjore që cenon të drejtën e fjalës së lirë, nuk është gjë tjetër vetëm një shkelje e hapur e gjithë parimeve kushtetuese demokratike. Hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria do të përkeqësonte besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend demokratik dhe i shtetit të së drejtës, si dhe të cenonte drejtpërdrejt procesin e integrimit të shpejtë të vendit në Europën e Bashkuar”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta miratohet paketa anti-shpifje venecia ne tirane ilir meta miratohet paketa anti-shpifje venecia ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 09:53

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ...