Politike

Rama kritikon hapur institucionet në Kosovë: Të mbushura me burokraci, kinezët dhe shqiptarët trajtohen njësoj (VD)

11 Shkurt 2020, 10:24 Nga DOSJA
Rama kritikon hapur institucionet në Kosovë: Të mbushura me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar institucionet në Kosovë duke thënë se janë shumë burokratike. Teksa foli për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në mbledhjet e përbashkëta të qeverive, Rama tha se Shqipëria ka zbatuar shumë prej tyre, ndërsa Kosova jo. Ai mori shembull punësimin në Kosovë, ku tha se shqiptarët trajtohen njësoj si kinezët.

Dua të them që kemi nevojë për një shpejtësi të re, Albini e quan fillim i ri, por një shpejtësi e re është shumë e nevojshme. kemi shumë marrëveshje, disa kanë ecur mirë, disa jo, komisioni ndërshtetëror do të ndjekë në drejtimin e duhur këtë proces. Po jap një shembull, ministri Cakaj ka marrë një iniciativë dhe që ishte në rendin e ditës. Qytetarët e Kosovës, nuk mund të punonë lirshëm në Shqipëri. Nuk ka burokraci, ndryshe në Kosovë, ku shqiptarët dhe kinezët trajtohen njësoj“, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti kanë mbajtur sot një konferëncë të përbashkët pas takimit ‘kokë më kokë’. Në deklaratat e tyre dy kryeministrat kanë theksuar se mes dy vendeve duhet një bashkëpunim i shtuar dhe të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara më herët. Krerët e qeverive kanë bërë me dije se do ketë një mbledhje të përbashkët të qeverive dhe do ngrihet një komision ndërshtetëror, por janë përplasur tek çështja e mini-Shengenit Ballkanit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane edi rama albin kurti albin kurti ne tirane edi rama

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 09:53

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ...