Politike

Takimi në Presidencë, Meta zbardh takimin me Kurtin: Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik (VD)

11 Shkurt 2020, 11:56 Nga DOSJA
Takimi në Presidencë, Meta zbardh takimin me Kurtin: Bashkëpunimi

TIRANË- Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me Presidentin  Ilir Meta në ambientet e Presidencës. Pas takimit Kreu i Shtetit ka zbardhur detaje nga takimi, ku ka bërë me dije se i ka thënë se qeveria e Kurtit  i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Mësohet se Meta vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore. “Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, është shprehur Meta.

Kreu i Shtetit dhe Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon. Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Më tej Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë. Po ashtu kreu i shtetit inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës.

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane albin kurti takon meten ilir meta albin kurti albin kurti ne tirane albin kurti takon meten ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 11:43

Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ...