Politike

11 Shkurt 2020, 11:43 Nga DOSJA

Tiranë-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbardhur takimin me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ka deklaruar se  mbështet 3 prioritetet e ambasadores Yuri Kim, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit.

Kryemadhi shkruan se gjatë takimit kanë qenë të të njëjtit mendim se përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore sipas standardeve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare.

Postimi i Kryemadhit në Facebook: 

Sot kisha kënaqësinë ti uroja një mandat të suksesshëm në Shqipëri, Ambasadores znj. Yuri Kim, si përfaqësuesja e aleatit tonë strategjik SHBA.Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim. Vlerësoj në mënyrë të veçantë theksin në prioritetet e bashkëpunimit ekonomik të cilat janë domosdoshmëri që vendit t’i kthehet një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe të ofrojë punësim, veçanërisht për rininë. Vlerësova gjithashtu mbështetjen e pakufizuar që SHBA jep për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e reformave që kërkon axhenda jonë e integrimit. Ndamë bindjen e përbashkët që përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore sipas standarteve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare. Vlerësova partneritetin strategjik me SHBA për forcimin e paqes, të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit tonë.

Mëngjesin e sotëm ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë,  Yuri Kim i ka shkuar në zyrë kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.  Kjo vizitë është në vazhdën e takimeve prezantuese të ambasadores së re të SHBA, e cila prej disa ditësh ka marrë detyrën dhe ka takuar figura të politikës  dhe institucioneve shqiptare si Ramën, Metën, Bashën,  apo edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çelën si dhe kreun e KLP, Gent Ibrahimin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryamadhi yuri kim monika kryamadhi yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 09:53

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ...