Politike

Albin Kurti anulon takimin me Erion Veliajn, çfarë ka ndodhur (PRAPASKENA)

11 Shkurt 2020, 11:42 Nga DOSJA
Albin Kurti anulon takimin me Erion Veliajn, çfarë ka ndodhur

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se takimi është shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur së Kurtit.

Kjo pasi Kurti kishet planifikuar që me takimet në Shqipëri, me homologun Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe liderin e PD-së, Lulzim Basha do t’i mbaronte deri në orën  12:40, kur edhe do të nisej drejt pikës kufitare të Morinës.

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane erion veliaj albin kurti albin kurti ne tirane erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 09:53

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ...