Politike

Albin Kurti ‘përplaset’ me Ramën në Tiranë për Shengenin Rajonal: Duhet të ketë makro Shengen kombëtar (VD)

11 Shkurt 2020, 10:04 Nga DOSJA
Albin Kurti ‘përplaset’ me Ramën në Tiranë

TIRANË- Mini Shengeni i Ballkanit ka sjellë dhe njëherë përplasje mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Nga konferenca e përbashkët në Tiranë, Kurti tha se duhet që të kemi makro Shengen kombëtar dhe jo mini Shengen Ballkanik.

Nga ana tjetër, Rama u shpreh i qartë se është i bindur në zbatimin e mini Shengenit dhe tha se pa bashkëpunimin rajonal nuk mund të ketë bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë.

Albin Kurti: Ky ishte takimi ynë i parë, kjo është një temë që e diskutuam shumë shkurtimisht, biseduam  më shumë për makroshengenin kombëtar, se sa për minishengenin ballkanik.

Edi Rama: Unë mendoj se nuk mund të ketë markoshengen kombëtar pa u bërë minishengeni ballkanik, sepse këto dy procese ecin paralel pasi jemi dhe pjesë e procesit të Berlinit. Akush nuk na thotë dot që ne po bëjmë Shiëprinë e madhe nëse heqim kufirin, as Serbia.  

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti kanë mbajtur sot një konferëncë të përbashkët pas takimit ‘kokë më kokë’. Në deklaratat e tyre dy kryeministrat kanë theksuar se mes dy vendeve duhet një bashkëpunim i shtuar dhe të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara më herët. Krerët e qeverive kanë bërë me dije se do ketë një mbledhje të përbashkët të qeverive dhe do ngrihet një komision ndërshtetëror, por janë përplasur tek çështja e mini-Shengenit Ballkanit.

(A.B. Dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane edi rama rama dhe kurti perplasen per mini shengenin albin kurti albin kurti ne tirane edi rama rama dhe kurti perplasen per mini shengenin

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2020, 09:53

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ...