Politike

11 Shkurt 2020, 09:53 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ketë një mbledhje të përbashkët në Shkodër, por nuk ka dhënë detaje se kur do mbahet ky takim.

Ishte kënaqësi që mirëpritëm delegacionin nga Kosova me Kryeministrin e Kosovës të sapozgjedhur. I dashur Albin mirëserdhe dhe më vjen mirë që kemi pasur një komunikim të hapur të rëndësishëm. Synojmë një shpejtësi të re në bashkëpunim për të jgitha fushat, për të gjetur angazhim të plotë. Kemi rëndë dakord për mbledhjet e dy qeveri që do mbahet në Shkodër, sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty caktuam Shkodrën”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti kanë mbajtur sot një konferëncë të përbashkët pas takimit ‘kokë më kokë’. Në deklaratat e tyre dy kryeministrat kanë theksuar se mes dy vendeve duhet një bashkëpunim i shtuar dhe të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara më herët. Krerët e qeverive kanë bërë me dije se do ketë një mbledhje të përbashkët të qeverive dhe do ngrihet një komision ndërshtetëror, por janë përplasur tek çështja e mini-Shengenit Ballkanit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti ne tirane edi rama albin kurti albin kurti ne tirane edi rama

Sondazh

Poll