Politike

Ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi: Ndamë të njëjtin mendim për Reformën Zgjedh

11 Shkurt 2020, 09:21 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë kryetares së LSI-së,

Tiranë- Mëngjesin e sotëm ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë,  Yuri Kim i ka shkuar në zyrë kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Mësohet se takimi i tyre ka zgjatur 75 minuta dhe ato kanë diskutuar në lidhje me situatën politike në vend dhe vijimin e Reformës Zgjedhore.

Pas takimit kryetarja e LSI-së ka deklaruar se mbështet 3 prioritetet e ambasadores Yuri Kim, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit. Ajo ka shtuar më tej se  gjatë takimit kanë qenë të së njëjtit mendim se përfundimi sa më i shpejtë i Reformës Zgjedhore sipas standarteve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare.

Kjo vizitë është në vazhdën e takimeve prezantuese të ambasadores së re të SHBA e cila prej disa ditësh ka marrë detyrën dhe ka takuar figura të politikës apo dhe institucioneve shqiptare si Ramën, Metën, Bashën,  apo edhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çelën si dhe kreun e KLP, Gent Ibrahimin.

Një ditë më parë ambasadorja Yuri Kim prezantoi veten në një klip që  zgjati rreth 2 minuta. Kim theksoi edhe njëherë tre pikat e saj prioritare në Shqipëri duke premtuar ndihmë në anëtarsimin në BE.  Më tej, ambasadorja foli pak për veten dhe karrierën e saj diplomatike në vende të ndryshme të globit, ku edhe ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi yuri kim monika kryemadhi yuri kim

Sondazh

Poll