21 Nëntor 2025, 16:47
Nga M.L
Belinda Balluku, foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka bërë të ditur kërkesën zyrtare lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila dje u përball me dy masa nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës, për shkak të akuzave për shkelje të barazisë në tendera.
Në shkresën e publikuar, Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e efektit të vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese, duke lënë të hapur mundësinë e një rivlerësimi të masave ndaj Ballukut.
Konflkti i kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave;
Shfuqizimi i vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese
Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;
Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./ Dosja.al
belinda balluku gjkko keshilli i ministrave
Politike
21 Nëntor 2025, 16:21
M.L
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:17
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër komisioneren e BE-s&eu...
Politike
21 Nëntor 2025, 16:03
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor m...
Politike
21 Nëntor 2025, 15:58
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar steriotipet për familjet shqiptare në Britani. Nga çelja e Vi...
Politike
21 Nëntor 2025, 15:53
E.d
Sali Berisha
BRAZIL- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është mentor i "narkoshtetit" t...
Politike
21 Nëntor 2025, 15:46
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në çeljen e Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit t&eum...
Politike
21 Nëntor 2025, 15:11
M.L
Foto ilustruese
BRAZIL- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deput...
Politike
21 Nëntor 2025, 14:38
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se Belinda Balluku e ka ulur në gjunjë kryeministri...
Politike
21 Nëntor 2025, 14:06
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Kryeministria ka çuar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së...
Politike
21 Nëntor 2025, 13:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ...