Politike

"Rama ka një arsye se pse nuk mund ta shkarkojë Ballukun"/ Bardhi: E ka ulur në gjunjë dhe e shantazhon

Me anë të një deklaratë për mediat, Bardhi tha se kryeministri është zyrtarisht avokati i një të pandehure dhe stoi se Rama duhet të ishte ngritur në lartësinë e një kryeministri evropian dhe ta shkarkonte atë nga detyra.

21 Nëntor 2025, 14:38 Nga E. D
"Rama ka një arsye se pse nuk mund ta shkarkojë Ballukun"/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se Belinda Balluku e ka ulur në gjunjë kryeministrin Rama dhe e shantazhon atë. Me anë të një deklaratë për mediat, Bardhi tha se kryeministri është zyrtarisht avokati i një të pandehure dhe stoi se Rama duhet të ishte ngritur në lartësinë e një kryeministri evropian dhe ta shkarkonte atë nga detyra.

"Kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e një kryeministri europain dhe të shkarkonte Ballukun. Ka një arsye se pse nuk mund ta shkarkojë Ballukun. Ajo e shantazhon dhe e ulë në gjunjë për aferat. Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, Edi Rama zyrtarisht është avokat i një të pandehur për abuzime miliona euro me tenderat publikë," tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll