Politike

E paralajmëroi Rama! Qeveria çon në Kushtetuese vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra

Ky veprim vjen menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës së përbashkët me komisioneren Marta Kos në Tiranë, pas Samitit të Planit të Rritjes së BE, deklaroi se çështja do të dërgohet në Kushtetuese.

21 Nëntor 2025, 14:06 Nga E. D
E paralajmëroi Rama! Qeveria çon në Kushtetuese vendimin e
Belinda Balluku

TIRANË- Kryeministria ka çuar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila mori vendim për pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky veprim vjen menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës së përbashkët me komisioneren Marta Kos në Tiranë, pas Samitit të Planit të Rritjes së BE, deklaroi se çështja do të dërgohet në Kushtetuese.

Rama tha se ky vendim do të respektojë pavarësinë e drejtësisë por do të tentojë të ruajë dhe pavarësinë e ekzekutivit që sipas tij u cënua rëndë nga një vendim i një gjykatësi dhe një prokurori.

Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme. 

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll