Politike

Deklaroi se zgjedhjet ishin të lira, Bardhi sulmon Komisioneren Marta Kos: Deklaratë skandaloze, u bë zëdhënëse e qeverisë

Ai theksoi se deklaratat e Komisioneres bien ndesh, sipas tij, me gjetjet e raportit të ODIHR-it, ku përmendet intimidimi i qytetarëve dhe punonjësve gjatë procesit zgjedhor.

21 Nëntor 2025, 16:17 Nga M.L
Deklaroi se zgjedhjet ishin të lira, Bardhi sulmon Komisioneren Marta Kos:
Gazment Bardhi

TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, pas deklaratës së saj se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme. Në një deklaratë për mediat, Bardhi akuzoi zyrtaren europiane se po mbron qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe jo standardet demokratike të Bashkimit Europian.

Bardhi theksoi se deklaratat e Komisioneres bien ndesh, sipas tij, me gjetjet e raportit të ODIHR-it, ku përmendet intimidimi i qytetarëve dhe punonjësve gjatë procesit zgjedhor.

Bardhi kërkoi që institucionet europiane të qëndrojnë besnike ndaj vlerave dhe standardeve të BE-së dhe jo t’i justifikojnë, siç u shpreh ai, problematikat e evidentuara në zgjedhje.

“E sfidoj Marta Kos dhe çdo zyrtar të BE-së të gjej një rast të tillë në Europë. Ccdi shqiptar pret nga komisionerja e zgjerimit që në deklaratat e saj të përcjellë vlerat dhe standartet europiane, jo të justifikojë korrupsionin e Edi Ramës. 

Për deklaratën zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky pohim të skandalizon, nuk ka guxuar ta thotë as Edi Rama. Do turpërohej edhe vetë Edi Rama. Mendoj se ka detyrimin të jetë e vërtetë me qytetarët. E risfidoj zyrtaren e Brukselit të na gjejë gërmën. Përkundrazi raporti për zgjedhjet thotë diçka tjetër. Thotë se qytetarët dhe punonjësit u intimiduan.

E përkthyer Në shqip, e nderuar znj.komisionere, ajo që ODIHR ka thënë është se Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të ndershme. Qytetarët presin të bëhen zëdhënës të standardeve të vlerave Europiane, komisionerja u bë zëdhënëse e një qeverie të korruptuar“ tha Bardhi./ Dosja.al

gazment bardhi marta kos

Sondazh

Poll