Politike

"Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme", Bylykbashi reagon ashpër ndaj Marta Kos: Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë

Në një reagim në Facebook, sipas Bylybashit deklarata përbën një devijim serioz nga përmbajtja e Raportit Përfundimtar të ODIHR-it dhe rrezikon të dëmtojë besueshmërinë e institucioneve europiane në sytë e shqiptarëve.

21 Nëntor 2025, 16:21 Nga M.L
"Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme", Bylykbashi reagon
Oerd Bylykbashi

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, e cila u shpreh se zgjedhjet e 11 majit 2025 kanë qenë të lira dhe të ndershme. Në një reagim në Facebook, sipas Bylybashit deklarata përbën një devijim serioz nga përmbajtja e Raportit Përfundimtar të ODIHR-it dhe rrezikon të dëmtojë besueshmërinë e institucioneve europiane në sytë e shqiptarëve.

Bylykbashi thekson se ODIHR, në konkluzionet e tij, ka deklaruar se konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë, ndërsa ka evidentuar përdorimin e gjerë të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, duke krijuar avantazh të padrejtë.

Në raport nënvizohet gjithashtu se ndarja mes shtetit dhe partisë është cenuar, çka sipas deputetit përbën shkelje të një parimi bazë të zgjedhjeve demokratike.

Reagimi i deputetit te PD, Oerd Bylykbashi:

Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot zj. Kos.

Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR.

ODIHR në Raportin Përfundimtar ka deklaruar që në fjalinë e parë që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
Brenda paragrafit të parë, ODIHR thotë se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi gjerësisht i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë për shkak të qenies në pushtet”.

Në asnjë rresht të raportit final, për asnjë moment, ODIHR nuk thotë që zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, siç thotë zj, Kos.
Ajo që ODIHR tha prerazi ësjtë se është prishur ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet. Kjo është shkelje e një parimi themelor, që sjell një fushë loje të pabarabarta, pra zgjedhje janë të pandershme.

Zgjedhësit patën presion, thotë ODIHR. Pra zgjedhjet nuk ishin as të lira. Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian në kuadër të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, eurodeputeti Gahler, nënvizoi qartë se krimi i organizuar pengoi rotacionin politik.

Sa kohë nuk ka një raport tjetër dhe Komisioni Europian nuk kishte misionin e vet të vëzhgimit, pyetja ime është: E ka lexuar raportin e ODIHR dhe nese po, ku e lexoi Komisionerja e Zgjerimit, zj. Kos shprehjen se “zgjedhjet ishin të lira e të ndershme”?!

Zj. Kos, si Komisionere Zgjerimi nuk ka kompetencë të zgjerojë dhe as të tresë Raportin Përfundimtar të ODIHR. Duhet patjetër ta tërheqë menjëherë atë deklaratë. Herë tjetër mjafton vetëm të citojë raportin e ODIHR. / Dosja.al

oerd bylykbashi marta kos

Sondazh

Poll