Politike

Deklaratat për zv.kryeministren/ Berisha: Rama i tmerruar nga SMS-të e Ballukut për tunelin! I thotë Belindën kurban, por më harroni mua

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Rama është i tmerruar nga Belinda Balkuku dhe SMS-të që i ka dërguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë, duke iu referuar tunelit të Llogarasë.

21 Nëntor 2025, 13:56 Nga E. D
Deklaratat për zv.kryeministren/ Berisha: Rama i tmerruar nga SMS-të e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Belinda Ballukut. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Rama është i tmerruar nga Belinda Balkuku dhe SMS-të që i ka dërguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë, duke iu referuar tunelit të Llogarasë.

Postimi i Berishës:

Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë! Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balkuku dhe SMS-të që i ka derguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë.

Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmeroi se: “Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.”

Me fjalë të tjera Rama i thot Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kusht të kaloj kufirin. Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda.

 

sali berisha

Sondazh

Poll