Politike

"Një vend i veçuar nga rrjedha e gjakut", Rama kritikon steriotipet për familjet shqiptare në Britani: Shqipëria mban ende të gjallë ëndrrën europiane

Nga çelja e Vitit Akademik 2025 -2026 të Kolegjit të Europës, Rama u shpreh se një ministër europian, i Britanisë, zgjedh që të veçojë 700 familje shqiptare për të fituar pikë politike.

21 Nëntor 2025, 15:58 Nga E.d
"Një vend i veçuar nga rrjedha e gjakut", Rama kritikon
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar steriotipet për familjet shqiptare në Britani. Nga çelja e Vitit Akademik 2025 -2026 të Kolegjit të Europës, Rama u shpreh se një ministër europian, i Britanisë, zgjedh që të veçojë 700 familje shqiptare për të fituar pikë politike.

Lideri i qeverisë tha se shqiptarët në Angli janë kontribuues të atij vendi dhe se që nga viti 2022 emigracioni i paligjshëm është i papranishëm. Në fund, Rama deklaroi se Shqipëria është një vend shumë i rrallë në Europën e sotme, ku ëndrra Europiane është ende e freskët. 

“Kemi këtu një pikë horizonti mes asaj se çfarë Europa është dhe çfarë Europa duhet të bëhet. Nuk mund të imagjinoja që një vend kaq simbolik. Shqipëria është një vend shumë i rrallë në Europën e sotme, ku ëndrra Europiane është ende e freskët, ende e paburokratizuar, ende e pa katandisur. Besimi për Europën është kaq i lartë, saqë edhe një veteran i Europës nuk bën dot asgjë, po s’u skuq si një adoleshent.

Një ministër europian, i Britanisë, zgjedh që të veçojë 700 familje shqiptare për të fituar pikë politike atje. Faktet janë interesnte, që nga viti 2022 emigracioni i paligjshëm është i papranishëm. Shqiptarët atje janë kontribuues. Zgjerimi dështon kurdoherë që steriotipet lulëzojnë. Nëse Shqipëria beson thellësisht tek projekti europian, është se ne e dimë nën lëkurë se nga çfarë ju ruan dhe ju shpëton Europa. Ne kuptojmë terrin që vjen, kur një vend veçohet nga rrjedha e gjakut. Ja pse kur zgjerimi mbetet në vend, nuk shohim vetëm vonesë politike, shohim vetëm një paralajmërim”, tha Rama./Dosja.al

edi rama europa 700 familje shqiptare

Sondazh

Poll