Politike

"Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor mbron BE-në", Rama: Një Evropë e ndarë përçahet lehtë, e bashkuar është e pamposhtur

Nga çelja e Vitit Akademik 2025 -2026 të Kolegjit të Europës, Rama u shpreh se në historinë e zgjerimit të BE-së, çdo zgjerim nuk ka zgjeruar veten, por paqen.

21 Nëntor 2025, 16:03 Nga E.d
"Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor mbron BE-në. Nga çelja e Vitit Akademik 2025 -2026 të Kolegjit të Europës, Rama u shpreh se në historinë e zgjerimit të BE-së, çdo zgjerim nuk ka zgjeruar veten, por paqen.

Ai tha se një Evropë e ndarë është e lehtë për t’u përçarë dhe një Evropë e bashkuar është e vështirë për t’u mposhtur. Në fund, lideri i qeverisë tha se Shqipëria po vazhdon punën e saj me reformat dhe forcimin e institucioneve. 

“Ribashkimi zgjeron paqen. Në historinë e zgjerimit të BE-së, çdo zgjerim nuk ka zgjeruar veten, por paqen. Në shumë lufta e përplasje me njëra-tjetrën, ribashkimi flet për bashkimin e Evropës. Selanik 2023 ishte një angazhim, ribashkimi sjell energji e mundësi të reja. Kështu ka ndodhur me valët e para të zgjerimit dhe kështu do të jetë edhe me ribashkimin e Ballkanit perëndimor me BE-në.  Sepse asnjë vend që bëhet anëtar nuk është anëtar pa shfrytëzuar të gjitha energjitë. Ribashkimi mbron Evropën nga vetja. Një Evropë e ndarë është e lehtë për t’u përçarë dhe një Evropë e bashkuar është e vështirë për t’u mposhtur. Këto janë të ilustruara me më shumë fakte.

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ne vazhdojmë me punën tonë dhe rezultatet në reforma, forcimin e institucioneve, durimin e sprovuar, edhe me disa vende e ambasadorë, sikurse Holanda, por tani u jam shumë mirënjohës, atëherë nuk kisha se si të shpjegohesha. Ne kërkojmë Evropën në mënyrë që Evropa të shikojë paqen. Ka disa prej tyre e që pyesin se si mund të marrim më shumë vende të bëhemi 29, 33, 35, kur nuk funksionojmë dot me 27? Po e kanë një argument, por dua të them se duhet t’i lëmë pas egot tona dhe të shohim para, për një Evropë të përbashkët që funksionon më mirë. Nuk flas vetëm për një Shqipëri që vë veton, nuk duhet të këmbëngulësh, ka dhe mënyra të tjera, por duhet të jesh brenda sepse të qenit brenda është ajo që vlen, të tjerat janë procedura. Dhe të mbetesh për gjerat që janë fiksim i tyre se ata nuk i përballojnë dot, është thjesht një fiksim i tyre. Asnjë vend si ne, diktatura e fundit, nuk bërtiti më shumë se “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, tha Rama./Dosja.al

edi rama evropë be

Sondazh

Poll