Politike

"Frika flet më shumë se faktet!" Dëbimi i 700 familjeve shqiptare! Rama "sulmon" sekretaren e Brendshme britanike: Kërkon të fitojë pikë politike

Ai tha se pak ditë më parë sekretarja e Brendshme Britanisë përzuri 700 familje shqiptare, të cilat jetojnë në financime pas refuzimit të lejeve të tyre për azil.

21 Nëntor 2025, 15:46 Nga E.d
"Frika flet më shumë se faktet!" Dëbimi i 700 familjeve
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në çeljen e Vitit Akademik 2025-2026 të Kolegjit të Europës. Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur sërisht tek dëbimi i 700 familjeve shqiptare nga Anglia. Ai tha se pak ditë më parë sekretarja e Brendshme Britanisë përzuri 700 familje shqiptare, të cilat jetojnë në financime pas refuzimit të lejeve të tyre për azil.

Lideri i qeverisë tha se 700 familje në një vend prej 67 mln njerëz, janë një "pëshpërimë" statistikore e fryrë në një "sirenë" politike. Rama tha në fund se sekretarja e Brendshme britanike kërkon të fitojë pikë politike, por sipas tij frika e saj flet më shumë se faktet. 

"Europa nuk është gjeografi është një zgjedhje. Nuk është një vend, është vendim, vendimi për të zgjedhur bashkëpunimin kundrejt përplasjes. Më lini t’ju përmend një shembull të vogël që thotë shumë. Pak ditë më parë sekretarja e Brendshme Britanisë përmënoj 700 familje shqiptare që jetojnë në financime pas refuzimit të lejeve të tyre për azil. 700 familje në një vend prej 67 mln njerëz, një pëshpërimë statistikore e fryrë në një sirenë politike.

Pse po e përmend, jo për tu ankuar, apo ngatërruar BE me të divorcuarën kaq të hedhur. Kur një ministër europian edhe pas Brexit që mund edhe ta kuptojmë, se ka traumë, zgjedh të bashkojë një bashkësi të vogël për të fituar pikë politike. Frika flet më shumë se faktet. Ende vijon të gjejë një audiencë." tha Rama./Dosja.al

edi rama angli 700 familje

Sondazh

Poll