Aktualitet

Pjesë e grupit të fajdeve në Shkodër, arrestohet i riu në Han të Hotit, po tentonte të hynte në Shqipëri (EMRI)

10 Shkurt 2020, 13:08 Nga DOSJA
Pjesë e grupit të fajdeve në Shkodër, arrestohet i riu

SHKODËR- Një 24-vjeçar, i identifikuar si Endri Lesha është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ishte i shpallur në kërkim me vendim Gjykate më 12 mars të vitit 2019 për pastrim parash dhe se jepte lekë me fajde. 

Mësohet se 24-vjeçari është arrestuar nga efektivët e Policisë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa po tentonte që të shkonte në Shqipëri.

I riu është pjesë e një grupi fajdexhinjsh në Shkodër, të cilët u goditën nga Policia, ku pjesë ishte edhe ish-prefekti i Shkodrës Pavlin Radovani së bashku me dy djemtë të tij, Robert dhe Elton. Ata merrnin shuma të mëdha borxh, me interes të lartë javor që niste nga 2%-20% dhe si garanci vendosnin pasuri të paluajtshme ose të luajtshme. Mësohet se personat që familja Radovani kishin marrë borxh edhe tek  Endrit Lesha, të cilit i kishin marrë 43 mijë euro fillimisht me interes 5%, për t’a rritur më pas në 10%.

Në dosje ishin të përfshirë edhe Byrhan Alija, Edi Memcaj, Artan Dragani, Lul Sylja, Pashko Vuksanlekaj dhe ish-drejtori i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli u la në burg nga gjykata e Shkodrës, ndërsa Adri Bala, Marjan Bregu, Vinko Nikprelaj, Eduard Fusha, Elidon Qerimaj dhe Naim Ahmetaj do të hetohen në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Të përfshirë ishin edhe ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Policia kufitare në pikën Hani i Hotit ka ndaluar një person të shpallur në kërkim. Bëhet e ditur se në pranga të policisë ka rënë një Endri Lesha, 24 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.148 (1296), datë 12.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrim pa liçensë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të metejshme.

(j.v.k.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endri llesha endri llesha

Sondazh

Poll