Aktualitet

KLP i kthen përgjigje refuzuese Arbër Çekajt: Drejtohu gjykatës, nuk hetojmë dosjen e prokurorëve

10 Shkurt 2020, 11:50 Nga DOSJA
KLP i kthen përgjigje refuzuese Arbër Çekajt: Drejtohu

TIRANË- Arbër Çekaj, i arrestuar për sasinë e kokianës së kapur në Maminas në shkurt të vitit 2018, ka marrë përgjigje negative nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kërkesën e tij. Sipas informacioneve mësohet se KLP i ka kthyer përgjigje Çekajt dhe nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën e tij, për të hetuar veprimet hetimore të prokurorëve të SPAK lidhur me dosjen penale të trafikut të 613 kg kokaine të kapur në kontejnerin e bananeve.

Më tej mësohet se KLP është shprehur se nuk është kompetencë e këtij intitucioni të ndërhyrë tek prokurorët dhe tek hetimi i tyre për dosjen. KLP në përgjigje shkruan se Çekaj duhet të drejtohet në gjykatë për hetimet e Prokurorisë  dhe nuk mund të kontrollojë puën e asnjë prokurori.

Në fund të vitit 2019, Arbër Çekajt ka paditur Ervin Kondilin, prokurorin që po heton çështjen kundër tij. Pas kësja Çekaj i ka kërkuar KLP-së që të marrë masë displinore dhe të shkarkojë Kondilin me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Arsyet e ankesës, pronari i biznesit të bananeve në kontenierët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë, i shprehu në seancën gjyqësore të 8 janarit. Ai pretendoi se prokurori nuk ka hetuar si duhet pasi ka inate personale me të dhe po e diskriminon se është nga veriu, ndërsa vetë Kondilli tha se nuk i druhej asnjë kërcënimi.

Arbër Çekaj u árrestua në Gjermani dhe pas árrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokáinë që vinin nga Kolumbia. Të árrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg. Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekajt do të vuajë 14 vite brg burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arber cekaj padit kondillin dhe haxhine keshilli i larte i prokurorise arber cekaj arber cekaj padit kondillin dhe haxhine keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll