Aktualitet

Aksidentimi i punëtorit në Tiranë/ Policia: I ra një gur mbi trup, 41-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

10 Shkurt 2020, 11:15 Nga DOSJA
Aksidentimi i punëtorit në Tiranë/ Policia: I ra një gur mbi

Tiranë- Policia e Tiranës njofton se në orën 11:35 të ditës së sotme në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri, është aksidentuar gjatë punës punëtori me iniciale Xh.D. Sipas Policisë 41-vjeçarit i ka rënë një gur në trup por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë 

Sot, me datë 10.02.2020, rreth orës 11:35, në rrugën ” Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri, shtetasit Xh.D ., 41 vjeç , puntor, i ka rënë një gur në trup, i cili është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet punëtori në tiranë gur në kurriz punëtorit aksidentohet punëtori në tiranë gur në kurriz punëtorit

Sondazh

Poll