Aktualitet

9 ‘kokat’ e krimit të organizuar në ‘duart’ e SPAK/ Deklarimet e pasurive nuk bindin OFL-në, dosjet nën hetim nga Pr

10 Shkurt 2020, 12:48 Nga DOSJA
9 ‘kokat’ e krimit të organizuar në ‘duart’ e

Shqipëri- Policia ka referuar në SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”) dosjet e 9  ‘kokave’ të krimit të organizuar që OFL-ja iu dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë pasi ka dyshime për to. 9 personat nën hetim nga SPAK janë Lulzim Berisha, Ardian Çapja, Suel Çela, Dashamir Gjoka, Edlir Hysenaj, Emiljano Hysenaj, Saimir Taullau, Plarent Dervishaj dhe Arben Isufaj (Ben Qimja).

OFL-ja gjatë javës së kaluar, mori deklaratat e pasurisë së tyre të tyre por nuk është “bindur” me to, pasi ka dyshime se pasuritë janë vënë nga bota e krimit të organizuar dhe për këtë arsye ka dorëzuar dosjet në SPAK.

Tashmë SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjet e përgatitura nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe nga ka ardhur pasuria e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Sot plot një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjokadhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.  3 ditë më parë OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Sot OFL-ja i ka dërguar kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy ‘kokave’ të krimit, bëhet fjalë për “Kumbarin e Shkodrës” Bardhok Pllanajn dhe Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 9 ‘kokat’ e krimit në spak anti-kçk-ja zbret në terren 9 ‘kokat’ e krimit në spak anti-kçk-ja zbret në terren

Sondazh

Poll