Aktualitet

Rrokadë në Policinë e Shtetit/ Ndryshime në komisariatet e Tropojës, Lezhës dhe Kukësit, kush janë shefat e rinj (EMRAT)

10 Shkurt 2020, 11:29 Nga DOSJA
Rrokadë në Policinë e Shtetit/ Ndryshime në komisariatet e

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Polisisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, duke bërë rrokadë në disa komisariate.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë ndryshuar shefat e komisariateve të Tropojës, Kukësit dhe Lezhës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Nik Nikolla, shefi i Komisariatit të Tropojës është emëruar në krye të komisariatit të Lezhës dhe është zëvendësuar me Arian Dumin.

Nga ana tjetër mësohet se Agron Kurti që më herët ka qenë shef i Komisariatit të Lezhës është transferuar në Kukës, dhe shefi i komisariatit të Kukësit, Arben Kalaja  është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. 

Më 15 janar rezultatet e dobëta në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjes sollën shkarkimin nga detyra të shefit të Komisariatit, Elton Pepës. Në vend të tij u emërua Ardian Metani, ndërsa Pepa është emëruar si specialist i Interpolit në Tiranë. Ndërkohë që lëvizje të tjera ka edhe në disa sektorë të tjerë në këtë qytet, ku Shef Rendi është emëruar Altin Cela, ndërsa Shef Krimesh, Klodian Jashari.

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron kurti arben kalaja arian dumi emërimet në polici nik nikolla rrokadë në policinë e shtetit agron kurti arben kalaja arian dumi emërimet në polici nik nikolla rrokadë në policinë e shtetit

Sondazh

Poll